Inter gati të shesë Marcus Thuram pas dështimit në Champions - Gazeta Express
string(60) "inter-gati-te-shese-marcus-thuram-pas-deshtimit-ne-champions"

Sport

Gazeta Express

26/02/2026 22:13

Inter gati të shesë Marcus Thuram pas dështimit në Champions

Sport

Gazeta Express

26/02/2026 22:13

Interi po shqyrton mundësinë e largimit të Marcus Thuram gjatë afatit kalimtar të verës, raportojnë mediat italiane.

Eliminimi i hershëm dhe befasues nga norvegjezët e FK Bodø/Glimt në play-off-in e fazës finale të UEFA Champions League ka ndikuar ndjeshëm në financat e klubit zikaltër. Inter arkëtoi vetëm 66 milionë euro nga Europa këtë sezon, shumë më pak se 137 milionë eurot e fituara nga rrugëtimi deri në finale sezonin e kaluar.

Diferenca financiare pritet të ketë pasoja serioze në buxhetin e sezonit të ardhshëm, duke detyruar klubin të balancojë llogaritë përmes shitjes së disa lojtarëve. Thuram shihet si një nga asetet kryesore që mund të sakrifikohet, sidomos duke pasur parasysh se ai erdhi me parametra zero në verën e vitit 2023, çka do t’i siguronte Interit fitim të plotë kapital.

Sulmuesi francez ka kontratë deri në qershor 2028 dhe vlerësohet rreth 60 milionë euro në treg, ndërsa forma e tij këtë sezon ka qenë në rënie.

Përveç Thuram, edhe Denzel Dumfries mund të largohet nga “Giuseppe Meazza”, teksa drejtuesit zikaltër pritet të marrin vendime të rëndësishme për të rikthyer stabilitetin financiar dhe sportiv të skuadrës. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement