Trajneri i Feronikeli ’74, Granit Begolli, ka komentuar për Gazetën Express pas bashkimit të ish-kapitenit të Kosovës, Herolind Shala, me skuadrën.
“Marrëveshjen për bashkimin e Herolindit në ekip e ka bërë drejtori sportiv, Lapidar Lladrovci. Ne biseduam me të dhe e mirëpritëm mundësinë që të na bashkohet,” tha Begolli.
Ai shtoi se Shala pritet të ketë një rol të veçantë, si në zhveshtore ashtu edhe në fushë, duke ndihmuar djemtë e rinj dhe ekipin të japin maksimumin: “Herolindi do të jetë një vlerë e shtuar për ne dhe për arritjen e objektivit tonë, që është ngjitja në Superligë. Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse edhe skuadrat tjera janë forcuar, por do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin”, shkruan Gazeta Express.
Begolli theksoi se do të duhet pak kohë që Shala të arrijë gjendjen e duhur fizike: “Shpresojmë që sa më shpejt të përgatitet dhe të na ndihmojë në arritjen e objektivit. Për kualitetin e tij, nuk ka dyshim, dhe jemi të bindur që do të kontribuojë shumë në këto ndeshje të mbetura të kampionatit.” /GazetaExpress
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...