Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE'së vlerëson orientimin gjeostrategjik të Kosovës - Gazeta Express
string(101) "bajrami-kerkon-heqjen-e-plote-te-masave-zyrtarja-e-bese-vlereson-orientimin-gjeostrategjik-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 16:51

Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE’së vlerëson orientimin gjeostrategjik të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 16:51

Komisioni për Integrim Evropian, që kryesohet nga Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim Zuzana Michalcová Šutiaková, shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se në takim është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë, në mënyrë që Kosova të përmbushë më me lehtësi detyrimet që dalin nga Plani i Rritjes së BE-së, përcjell Express.

‘’ Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, theksoi përkushtimin e Komisionit që ajo udhëheq dhe i siguroi mysafirët për një angazhim dhe bashkëpunim të sinqertë gjatë procesit të integrimit. Ajo kërkoi përkrahje të mëtejme nga të gjithë përfaqësuesit dhe mekanizmat përkatës të BE-së në Kosovë. Në vijim, kryetarja e Komisionit kërkoi heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizata dhe forume ndërkombëtare’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ndërsa Sutiakova, ka thënë se BE-ja është e gatshme të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe e vlerësoi rolin e Komisionit në përmbushjen e detyrimeve gjatë procesit të integrimit.

Njoftimi:

Komisioni për Integrim Evropian takoi znj. Zuzana Michalcová Šutiaková, shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore

Komisioni për Integrim Evropian, i kryesuar nga kryetarja Hykmete Bajrami, priti sot në takim znj. Zuzana Michalcová Šutiaková, shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë, në mënyrë që Kosova të përmbushë më me lehtësi detyrimet që dalin nga Plani i Rritjes së BE-së.

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, theksoi përkushtimin e Komisionit që ajo udhëheq dhe i siguroi mysafirët për një angazhim dhe bashkëpunim të sinqertë gjatë procesit të integrimit.

Ajo kërkoi përkrahje të mëtejme nga të gjithë përfaqësuesit dhe mekanizmat përkatës të BE-së në Kosovë.

Në vijim, kryetarja e Komisionit kërkoi heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizata dhe forume ndërkombëtare.

Kjo do të ndikonte, u shpreh ajo, që Kosova ta ketë më të lehtë rrugëtimin e saj drejt BE-së.

“Ne mbetemi të palëkundur që Kosova të arrijë integrimin e saj të plotë dhe dëshirojmë që me një bashkëpunim të ngushtë të ndajmë suksesin”, theksoi kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami.

Në të njëjtën frymë diskutuan edhe anëtarët e tjerë të Komisionit, të cilët nënvizuan se qëllimi i përbashkët është Kosova e integruar në strukturat euro-atlantike.

Në vijim, znj. Zuzana Michalcová Šutiaková, tha se BE-ja është e gatshme të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe e vlerësoi rolin e Komisionit në përmbushjen e detyrimeve gjatë procesit të integrimit.

Ajo po ashtu u shpreh se BE-ja vlerëson lart orientimin gjeostrategjik të Kosovës, ndërkaq nënvizoi se 70 për qind e detyrimeve në këtë proces i përkasin fushës së legjislativit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement