Inter ka nisur të mendojë për merkaton e verës, ndërsa e ardhmja e Denzel Dumfries në “San Siro” vazhdon të mbetet e paqartë.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, drejtuesit zikaltër po monitorojnë situatën e mbrojtësit të djathtë të Tottenham Hotspur, Pedro Porro, si opsion kryesor në rast se holandezi largohet gjatë verës.
Edhe pse është diskutuar mundësia e rinovimit të kontratës së Dumfries, skenari i një transferimi mbetet real. Nëse ai qëndron, Interi po konsideron alternativa më të reja për të ardhmen, por në rast largimi, Porro shihet si zgjedhja ideale.
Spanjolli ka lënë gjurmë në Premier League me paraqitjet e tij sulmuese dhe saktësinë në krahun e djathtë, duke u shndërruar në një nga mbrojtësit më dinamikë në kampionatin anglez. Megjithatë, Tottenham nuk është nën presion për ta shitur dhe kërkon të paktën 25 milionë euro për kartonin e tij.
Interi do të duhet të balancojë investimet, duke marrë parasysh edhe disiplinën financiare të viteve të fundit, por krahu i djathtë mbetet prioritet nëse situata e Dumfries shkon drejt ndarjes. /GazetaExpress
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...