Ra aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër - Gazeta Express
string(62) "ra-aksidentalisht-nga-catia-nderron-jete-49-vjecari-ne-shkoder"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 16:28

Ra aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 16:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.

Sipas raportimeve nga policia, ngjarja është regjistrua rreth orës 14:00. Mësohet se pas rënies nga çatia, familjarët e viktimës e kanë dërguar atë në Spitalin Rajonal Shkodër, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra.

“Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij. Shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë./EuronewsAlbania/

Advertisement
Advertisement
Advertisement