Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani i ka thënë atij se me dakordimin e Marrëveshjes së Ohrit, kryeministri Albin Kurti “e ka shkelë Kushtetutën”.
Pas deklaratave të Gecit, nga zyra e Presidentes së Kosovës kanë reaguar duke thënë se Osmani s’ka bërë deklarime të tilla.
Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha se qëndrimet e saj mbi këtë marrëveshje janë publike dhe se s’ka dalë përtej tyre.
“Vlerësimet e Presidentes Osmani për Marrëveshjen e Ohrit dhe drafstatutin e Asociacionit janë publike, ndaj Presidentja kurrë dhe me askë nuk ka shkuar përtej këtyre deklarimeve publike për të cilat ka qenë transparente ndaj të gjithë qytetarëve”.
Deklaratat Geci i bëri një intervistë në emisionin e T7 “Kosova Live”.
“E kam pasë rastin ta takoj Vjosën në hollin e Kuvendit fill pasi është bërë marrëveshja dhe më ka thënë me gojë të saj që ata e kanë shkelë Kushtetutën. Është njohëse e mirë e Kushtetutës Vjosa Osmani”, ka thënë Geci.
Presidentja Osmani publikisht kishte mbështetur Marrëveshjen e Ohrit e cila u dakordua mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mars të 2023-ës me ndërmjetësimin e Brukselit.
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...