Një lajm i keq ka ardhur nga kampi i FC Barcelona. Mesfushori dhe kapiteni i skuadrës, Frenkie de Jong, pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një muaj për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Mesfushori holandez e përfundoi seancën e fundit stërvitore me probleme fizike, ndërsa ekzaminimet mjekësore do të përcaktojnë shkallën e saktë të dëmtimit. Dyshohet për një çarje muskulore, e cila mund ta lërë jashtë për rreth katër javë.
Nëse konfirmohet diagnoza fillestare, De Jong mund të mungojë deri në shtatë ndeshje në të gjitha garat. Ai rrezikon të mos jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit ndaj Atlético Madrid, për ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain ose Newcastle United, si dhe për përballjet e La Ligës kundër Villarreal CF, Athletic Club, Sevilla FC dhe Rayo Vallecano.
Gjithashtu, ai pritet të mungojë edhe me përfaqësuesen e Holandës gjatë pauzës ndërkombëtare.
Ky zhvillim vjen në një moment delikat për trajnerin Hansi Flick, i cili së fundmi kishte pothuajse të gjithë skuadrën në dispozicion, sidomos pas rikthimit të Pedri. Tani, me De Jong jashtë, alternativa në mesfushë mbeten Marc Bernal, Marc Casadó dhe Eric García, të cilët pritet të marrin më shumë përgjegjësi në javët vendimtare të sezonit. /GazetaExpress
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...