Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujovic, ka komentuar vizitën e kryediplomatit serb, Marko Gjuriq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Gjuriqit i është treguar marrëveshja e fshehtë dhe detyruese nga Sekretari Amerikan, Marko Rubio, për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton Express.
Sipas Vujovic, ky ka qenë qëllimi kryesor se pse Gjuriq është ftuar në SHBA, që në emër të Qeverisë dhe Shtëpisë së Bardhë t’i propozohet marrëveshja “e fshehtë dhe detyruese”.
“Gjuriq u ftua në Uashington në mënyrë që Rubio, në emër të qeverisë amerikane dhe Presidentit Donald Trump, ta prezantonte atë me marrëveshjen e fshehtë detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky ishte qëllimi kryesor i ftesës së Gjuriqit në Uashington. Çdo ditë, hap pas hapi, Serbia po i afrohet formalizimit dhe njohjes zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur”, ka thënë ish-diplomati serb për agjencinë e lajmeve Beta, trasnemton Express.
Vujovic thotë se presidenti serb është i gatshëm ta njohë edhe pavarësinë e Republikës së Kosovës vetëm për të qëndruar në pushtet./GazetaExpress/
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...