Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, në një intervistë në Kosova Live të T7 ka treguar edhe për një bisedë që thotë se e ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Geci ka thënë se në atë bisedë, Osmani i ka thënë se Kurti e ka shkelë Kushtetutën e Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.
“E kam pas rastin ta takojë Vjosën në hollin e Kuvendit fill pasi është bërë marrëveshja dhe më ka thënë me gojë të saj që ata e kanë shkelë Kushtetutën. Është njohëse e mirë e Kushtetutës Vjosa Osmani”, ka thënë Geci.
