Molliqaj: Hamza e Abdixhiku me qasje naive, vendi duhet të shkojë në zgjedhje, jo t'ia zgjedhin Kurtit presidentin - Gazeta Express
string(110) "molliqaj-hamza-e-abdixhiku-me-qasje-naive-vendi-duhet-te-shkoje-ne-zgjedhje-jo-tia-zgjedhin-kurtit-presidentin"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 13:35

Molliqaj: Hamza e Abdixhiku me qasje naive, vendi duhet të shkojë në zgjedhje, jo t’ia zgjedhin Kurtit presidentin

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 13:35

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Moliqaj e quajti “servil të Kurtit” kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Gjatë një aksioni simbolik te selia e LDK-së, Molliqaj tha se Abdixhiku dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza po i shërbejnë “hegjemonisë” së Kurtit në çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Molliqaj i kritikoi Hamzën dhe Abdixhikun për “qasje naive” dhe “vetëm për interesa të ngushta”.

“Ne duhet me qenë këmbëngulës që me i mbajtë përgjegjës. Nuk është çështje e një emri të presidenti, çështja është që kjo i shërben këtij pushteti. Pas pesë vitesh mbërrijmë në pikën kur do të flasim për dëmet që shkaktohen”, tha ai.

Molliqaj tha se vendi “duhet të shkojë në zgjedhje”.

“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, e jo me ia zgjedhë presidentin. Populli i Kosovës nuk ia ka dhënë 80 deputetë Albin Kurtit për me e zgjedhë presidentin. Populli i Kosovës ia ka dhënë 51% për me e zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë. Le t’ia jepë populli. Pse p’ia jep ti në emër të popullit”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement