Haxhi Avdyli flet si Kurti për kandidaturën e Osmanit: E dini që s'mjaftojnë 66 votat tona, duhen edhe 15 - Gazeta Express
string(102) "haxhi-avdyli-flet-si-kurti-per-kandidaturen-e-osmanit-e-dini-qe-smjaftojne-66-votat-tona-duhen-edhe-15"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 12:18

Haxhi Avdyli flet si Kurti për kandidaturën e Osmanit: E dini që s’mjaftojnë 66 votat tona, duhen edhe 15

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 12:18

Deputeti nga partia Guxo, Haxhi Avdyli, vlerëson se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, meriton edhe një mandat tjetër.

“Vjosa Osmani si presidente në 5-vjeçarin e kaluar ka treguar një performance dhe paraqitje brilante në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit, por edhe në çështjet e brendshme. Normalisht që një kandidate si Vjosa Osmani, me gjithë këtë përgatitje si politike, si profesionale, si në lidhjet e saj me miqtë tanë ndërkombëtarë është kandidatja më e qëlluar për vazhdimin e kësaj detyre”, u shpreh Avdyli.

Avdyli, në një prononcim për media, u shpreh se beson që edhe Lëvizja Vetëvendosje është pro Osmanit.

Megjithatë, Avdyli thotë se roli i opozitës është vendimtar në vazhdimin ose jo të një mandati tjetër për Vjosa Osmanin.

“Mendoj që Vjosa Osmani është kandidatja e duhur, besoj që edhe partneri i koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje, është pro Vjosa Osmanit. Ju e dini që nuk mjafton 66 vota tona, por as votat Vetëvendosje-Guxo nuk mjaftojnë, na duhet një konsensus më i gjere dhe në këtë kuptim na duhen edhe minimumi edhe 15 vota të cilat ne nuk i kemi – nuk është çështja për dy vota, por për 15. Roli i opozitës në këtë rast është i madh për të vendosur se a duhet të vazhdohet mandati i Osmanit apo të zgjidhet një emër tjetër”, deklaroi Avdyli.

Advertisement
Advertisement
Advertisement