Trump thotë se ligjvënëset myslimane Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib duhet të largohen nga SHBA pas përplasjes gjatë fjalimit - Gazeta Express
string(122) "trump-thote-se-ligjveneset-myslimane-ilhan-omar-dhe-rashida-tlaib-duhet-te-largohen-nga-shba-pas-perplasjes-gjate-fjalimit"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 11:19

Trump thotë se ligjvënëset myslimane Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib duhet të largohen nga SHBA pas përplasjes gjatë fjalimit

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 11:19

Donald Trump tha të mërkurën se dy përfaqësueset myslimane demokrate të Shtetet e Bashkuara, Ilhan Omar nga Minnesota dhe Rashida Tlaib nga Michigan, duhet të “institucionalizohen” dhe të dërgohen mbrapsht “aty nga kanë ardhur”, një ditë pasi patën një përplasje të ashpër me të gjatë fjalimit të tij mbi Gjendjen e Kombit.

Gjatë fjalimit të Trump të martën, Tlaib, një palestinezo-amerikane dhe Omar, një somalezo-amerikane, kritikuan Trumpin ndërsa ai lavdëroi goditjen e ashpër të administratës së tij ndaj imigracionit dhe veprimet e saj të zbatimit të ligjit për imigracionin, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Si Omar ashtu edhe Tlaib bërtitën “po vrisni amerikanë” ndaj Trumpit gjatë fjalimit të tij, me Omarin që e quajti gjithashtu atë një “gënjeshtar”.

Në një postim në Truth Social të mërkurën, Trump tha se dy ligjvënëset “kishin sytë e fryrë dhe të përgjakur të njerëzve të çmendur, TË ÇMENDUR, të çrregullt mendërisht dhe të sëmurë që, sinqerisht, duken sikur duhet të institucionalizohen”.

“Ne duhet t’i kthejmë ata nga vendi ku kanë ardhur – sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Trump. Si Omar ashtu edhe Tlaib janë shtetas amerikanë.

Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, e quajti retorikën e Trump kundër Tlaib dhe Omar si “ksenofobike” dhe “të turpshme”. Tlaib tha në X se komentet e Trump treguan se “ai po tërhiqet”.

Grupi avokues mysliman, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, tha gjithashtu se komentet e Trump ishin raciste.

“Është raciste dhe fanatike të thuash se dy ligjvënës myslimanë amerikanë duhet të dërgohen në vendin ku kanë lindur ose nga kanë ardhur paraardhësit e tyre, bazuar në kritikat e tyre për vrasjen e amerikanëve nga ICE”, tha zëvendësdrejtori kombëtar i CAIR, Edward Ahmed Mitchell.

Shtëpia e Bardhë nuk foli pwr kwtw çwshtje kur u pyet, raporton Reuters.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha javën e kaluar se anëtarët e medias e kanë “njollosur” presidentin si racist.

Veprimet e Trump për zbatimin e ligjit për imigracionin u kritikuan pas dy vrasjeve të ndara fatale të qytetarëve amerikanë në janar nga agjentë federalë në Minesota. Të paktën tetë persona kanë vdekur në qendrat e paraburgimit të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së që nga fillimi i vitit 2026, pas të paktën 31 vdekjeve vitin e kaluar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement