Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi të Hashim Thaçit me Adem Demaçin, duke kujtuar dy data; lindjen e Demaçit 90 vjet më parë e betimin e Thaçit president 10 vjet më parë.
“Ua gjeta këtë fotografi si kujtim i dy datave të rëndësishme: 90-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, frymëzimit të shumë brezave të patriotëve që bënë histori në vendin tonë, si dhe 10-vjetorit të zgjedhjes së Hashim Thaçi si President. Në ditëlindjen e tij, dhjetë vjet më parë, një tjetër patriot i madh u betua si President i Kosovës së pavarur, duke kthyer sakrificën në institucion dhe ëndrrën në shtet”.
Baca Adem, thotë Hamza, mbetet figurë e qëndresës, humanizmit dhe sakrificës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.
“Edhe sot, vlerat e tij dhe të çdo luftëtari të lirisë po mbrohen me dinjitet nga çlirimtarët tanë, në burgun e fundit politik për popullin tonë. Liri. Drejtësi”.