Ju garantoj, do të shihni 11 gladiatorë e jo 11 manekenë – Zekirija Ramadani - Gazeta Express
string(73) "ju-garantoj-do-te-shihni-11-gladiatore-e-jo-11-manekene-zekirija-ramadani"

Sport

Gazeta Express

25/02/2026 18:57

Ju garantoj, do të shihni 11 gladiatorë e jo 11 manekenë – Zekirija Ramadani

Sport

Gazeta Express

25/02/2026 18:57

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit të plejofit të Ligës së Konferencës, trajneri Zekirija Ramadani dhe lojtarët e Dritës dhanë mesazhe motivuese për tifozët dhe pritshmëritë e ekipit, shkruan Gazeta Express.

Lojtari Veton Tusha theksoi optimizmin pas humbjes së ngushtë në ndeshjen e parë:

“Rezultati 3-2 është i hapur, shpresojmë që ta rikthejmë rezultatin, pasi kishim bërë një ndeshje të mirë në Prishtinë.”

Trajneri Ramadani shtoi:

“Kemi 90 minuta për ta përmbysur rezultatin. Futbollistët janë të motivuar, nuk kemi presion. Duhet të jemi mendjeprerë.”
“Ju garantoj atyre që kanë ardhur në Slloveni, që do të shohin 11 gladiatorë e jo 11 manekenë.”

Ai gjithashtu shtoi një paralelizëm optimist për mundësitë e Dritës:

“Drita nëse kalon tutje, mund të jetë një befasi në Ligën e Konferencës, sikurse Bodo/Glimti në Ligën e Kampionëve. Nuk e besoj ende eliminimin.”

Ndeshja e kthimit pritet të jetë e fortë dhe e hapur, me Dritën që synon të kalojë në fazën tjetër të plejofit të Ligës së Konferencës. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement