Atletico e ‘shkatërron’ Club Bruggen, shkëlqen Sorloth - Gazeta Express
string(51) "atletico-e-shkaterron-club-bruggen-shkelqen-sorloth"

Futboll

Gazeta Express

24/02/2026 20:38

Atletico e ‘shkatërron’ Club Bruggen, shkëlqen Sorloth

Futboll

Gazeta Express

24/02/2026 20:38

Atletico Madridi ka marrë nië fitore të madhe në Ligën e Kampionëve në shtëpinë e tij. 

Në kuadër të ndeshjes së kthimit të “play-offit” të Ligës së Kampioneve, djelmoshat e Diego Simeones kanë triumfuar thellë ndaj Club Brugge. 

Atletico fitoi 4-1 në “Metropolitano”, me ndeshjen e parë që ishte mbyllur 3-3 në Belgjikë. 

Serinë e golave e hapi heroi i kësaj sfide, Alexander Sorloth, që shënoi në minutën e 23-të. 

Megjithatë, Brugge s’u dorëzua lehtë në fillim, me Joel Ordonez që shënoi për 1-1. 

Pjesa e parë u mbyll baras, teksa në të dytën, Atletico shpërtheu fuqishëm. 

Johnny Cardoso shënoi për 2-1, para se Sorloth të kompletonte “hattrickun”. 

Me rezultatin e përgjithshëm prej 7-4, Atletico kalon tutje në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Atu, “Los Colchoneros” do të kenë punë ose me Tottenhamin, ose me Liverpoolin – varet nga shorti./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement