Big Brother VIP Albania 5 mbrëmjen e djeshme (e hënë) priti një mysafire të veçantë.
Egli Tako riktheu prezencën e saj në shtëpi në juri të “Miss & Mister Big Brother”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe publikut
Vizita e saj solli emocion dhe kujtime nga rrugëtimi i mëparshëm brenda formatit.


Megjithatë, momenti që bëri më shumë bujë në rrjetet sociale ishte takimi i ngrohtë mes Eglit dhe DJ Gimbos, i njohur si miku i ngushtë i Gjestit.
Gimbo e përshëndeti me një ton të ngrohtë: “Ça po bën, si të kam zemër?”, ndërsa Egli iu përgjigj me buzëqeshje: “Mirë, juve si jeni?”.
Takimi u mbyll me fjalët e shkurtra por të sinqerta të Gimbos: “Më vjen mirë që të pashë”.
Për ndjekësit, ky moment u duk i rëndësishëm duke marrë parasysh historikun e tyre: Egli dhe Gjesti ishin ish-partnerë dhe lidhja e tyre kishte qenë shumë e komentuar në edicionin e kaluar.