Sot i jepet lamtumira e fundit shqiptarit nga Kosova që humbi jetën në aksident në Austri - Gazeta Express
string(89) "sot-i-jepet-lamtumira-e-fundit-shqiptarit-nga-kosova-qe-humbi-jeten-ne-aksident-ne-austri"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 9:14

Sot i jepet lamtumira e fundit shqiptarit nga Kosova që humbi jetën në aksident në Austri

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 9:14

Lajmi për vdekjen tragjike të një shqiptari nga Kosova si pasojë e një aksidenti komunikacioni në Austri është raportuar nga Albinfo.ch dy ditë më parë.

Bëhet e ditur se sot, më 24 shkurt, atij do t’i jepet lamtumira e fundit.

Bëhet fjalë për të riun me inicialet N.Sh., i cili prej vitesh jetonte dhe vepronte në Zvicër. Ai ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e trafikut në Austri.

Sipas njoftimeve, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 24 shkurt, në ora 16:00, në fshatin Herticë të komunës së Podujevës.

I ndjeri lë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël, ndërsa familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin sot lamtumirën e fundit në vendlindje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement