Griezmanni afër largimit nga Atletico, mësohet destinacioni i tij - Gazeta Express
string(64) "griezmanni-afer-largimit-nga-atletico-mesohet-destinacioni-i-tij"

Futboll

Gazeta Express

23/02/2026 23:59

Griezmanni afër largimit nga Atletico, mësohet destinacioni i tij

Futboll

Gazeta Express

23/02/2026 23:59

Antoine Griezmann është në bisedime për t’iu bashkuar skuadrës së MLS, Orlando City SC, sipas raportimeve të fundit. 

Ylli 34-vjeçar i Atlético Madrid ka qenë prej kohësh objektiv i klubeve në Shtetet e Bashkuara.

Sipas “The Athletic”, skuadra e MLS-së nga Orlando është tashmë në “diskutime të avancuara” për të nënshkruar me francezin përpara nisjes së sezonit të ri në mars.

Drejtuesi i Orlando City, Ricardo Moreira, thuhet se ka udhëtuar në Madrid “disa herë” për ta çuar përpara marrëveshjen.

Griezmann iu bashkua Atleticos fillimisht në vitin 2014, ku luajti për pesë sezone. 

Ai kaloi dy sezone te Barcelona deri më 2021, pastaj iu ribashkua Atleticos./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement