Trajneri i Interit, Cristian Chivu, minimizoi tensionet me një gazetar norvegjez gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së “play-offit” të Ligës së Kampionëve kundër Bodo/Glimtit.
Duke folur për mediat (sipas “La Gazzetta dello Sport”), Chivu u përplas me gazetarin, i cili e pyeti se sa “e turpshme” do të ishte për Interin të eliminohej nga një skuadër me më pak mbështetje dhe fuqi financiare.
Trajneri zikaltër reagoi ashpër ndaj pyetjes.
“Oh, e thua këtë dhe qesh? Urime… Në futboll nuk ka asgjë të turpshme. Duhet të respektojmë kundërshtarët tanë, pasi ju nuk na respektoni ne duke thënë se do të ishte një turp për ne… Ne, përkundrazi, e respektojmë dhe e përgëzojmë Bodo-n, që fitoi në Madrid aty ku ne dështuam”, tha ai
Ky incident rriti tensionin para sfidës, ku Interi ka detyrën të përmbysë disavantazhin prej dy golash pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë në Norvegji.
Megjithatë, Chivu u shfaq i sigurt, duke deklaruar se skuadra e tij është e përgatitur në çdo aspekt dhe gati për ta fituar ndeshjen edhe me penallti, nëse do të jetë e nevojshme.
Zikaltrit reaguan ndaj humbjes në Ligën e Kampionëve me një fitore 2-0 ndaj Lecce në Serie A, duke e çuar në dhjetë pikë avantazhin në krye të tabelës./GazetaExpress/