Ambra Alimeta, 12-vjeçarja që tërhoqi vëmendjen me fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, ka dhënë një intervistë për emisionin “Kosova Live” në T7 ku ka treguar më shumë rreth përgatitjes të fjalimit dhe përjetimit të atij momenti.
Ajo theksoi se, megjithëse kishte emocione, u mundua t’i kontrollonte dhe të fliste sa më qartë para të gjithëve.
Ajo shtoi se gjatë mbajtjes së fjalimit e kuptoi se situata nuk ishte aq e lehtë sa e kishte menduar fillimisht.
Fjalimi i saj u vlerësua gjerësisht dhe u shpërnda në rrjete sociale, duke marrë vëmendje dhe reagime të shumta pozitive.