Selektori i kombëtares që u kualifikua për Botëror jep dorëheqje, ka një arsye të fortë për këtë veprim - Gazeta Express
string(102) "selektori-i-kombetares-qe-u-kualifikua-per-boteror-jep-doreheqje-ka-nje-arsye-te-forte-per-kete-veprim"

Futboll

Gazeta Express

23/02/2026 18:00

Selektori i kombëtares që u kualifikua për Botëror jep dorëheqje, ka një arsye të fortë për këtë veprim

Futboll

Gazeta Express

23/02/2026 18:00

Një ish-trajner i Premierligës ka lënë postin si përzgjedhës i një kombëtareje të kualifikuar në Kupën e Botës për arsye personale.

Një rekord prej 48 skuadrash janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadë dhe Meksikë.

Mes debutuesve do të jenë Kepi i Gjelbër, Curacao, Xhordani dhe Uzbekistani, të cilat do të marrin pjesë për herë të parë në një Botëror.

Curacao kryesoi grupin e saj në kualifikueset e CONCACAF, pasi barazoi 0-0 me Xhamajkën në ndeshjen e fundit.

Ish-trajneri i Sunderlandit dhe Rangersit, Dick Advocaat, i udhëhoqi drejt kualifikimit, por nuk do ta drejtojë skuadrën në Kupën e Botës këtë verë.

Federata e Futbollit e Curacaos konfirmoi përmes një deklarate se Advocaat, i cili mbush 79 vjeç në shtator, do të largohet për t’iu përkushtuar plotësisht vajzës së tij, e cila po përballet me probleme shëndetësore.

Pasardhësi i tij tashmë është emëruar: ish-trajneri i PSV Eindhoven dhe Feyenoordit, Fred Rutten, do ta drejtojë kombëtaren në Botërorin e parë në histori për këtë vend.

Rutten deklaroi se ka “folur gjerësisht” me Advocaat dhe se do të “vazhdojë në të njëjtën rrugë”.

Advocaat u shpreh: “Gjithmonë kam thënë se familja vjen para futbollit. Prandaj, kjo është një vendim i natyrshëm. Megjithatë, do të më mungojë shumë Curacao, njerëzit e saj dhe kolegët e mi. E konsideroj kualifikimin e kombit më të vogël në botë për Kupën e Botës si një nga kulmet e karrierës sime. Jam krenar për lojtarët, stafin dhe drejtuesit që besuan tek ne.”

Ai do të ishte bërë trajneri më i moshuar në historinë e Kupës së Botës nëse do ta drejtonte ekipin në turne.

Më parë, ai ka qenë në krye të Koresë së Jugut në Botërorin 2006 dhe të Holandës në edicionin e vitit 1994.

Curacao ka një popullsi prej pak më shumë se 150,000 banorësh dhe është territor autonom brenda Mbretërisë së Holandës.

Megjithatë, disa nga lojtarët e saj më të njohur, përfshirë vëllezërit Leandro Bacuna dhe Juninho Bacuna, si dhe sulmuesin Jurgen Locadia, kanë luajtur në Premierligë.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Luton Townit, Tahith Chong, ndërroi përfaqësimin kombëtar vitin e kaluar, pasi kishte luajtur më parë për Holandën në nivelet e moshave./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement