Abdixhiku shkon te Kurti për çështjen e Presidentit, gazetarëve thotë se iu flet "pas takimit" - Gazeta Express
string(91) "abdixhiku-shkon-te-kurti-per-ceshtjen-e-presidentit-gazetareve-thote-se-iu-flet-pas-takimit"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 14:06

Abdixhiku shkon te Kurti për çështjen e Presidentit, gazetarëve thotë se iu flet “pas takimit”

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 14:06

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, është nisur drejt objektit qeveritar për një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pak para nisjes së takimit, kreu i LDK-së, para selisë së partisë ka dhënë një deklaratë krejt të shkurtër për mediat.

“Pas takimit”, është përgjigjur ai i pyetur nëse kanë ndonjë emër për të propozuar për president, raporton Ekonomia Online.

Kurti , dje është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Zgjedhja e presidentit të vendit duhet të bëhet deri më datën 4 mars, pasi presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati më 4 prill 2026.

Kushtetuta e thotë që presidenti duhet të zgjidhet një muaj para përfundimit të mandatit të presidentit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement