Skuadra e Inter ka reaguar fuqishëm pas humbjes nga Bodo/Glimt, duke marrë tri pikë të plota në përballjen me Lecce. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për “nerazzurët”, të cilët dominuan gjatë gjithë takimit.
Interi e nisi sfidën me sulme të shumta, ku Marcus Thuram dhe Henrique krijuan disa raste, por nuk arritën t’i konkretizonin. Një gol i Federico Dimarco u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 76-të nga Henrikh Mkhitaryan, i cili realizoi një gol të bukur. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Manuel Akanji vulosi triumfin e Interit me një gol me kokë pas harkimit të Dimarcos.
Me këtë fitore, Interi shkon +10 pikë në krye të Serie A me 64 sosh, ndërsa Lecce mbetet në vendin e 17-të me 24 pikë, duke kërkuar të largohet nga zona e rrezikut. /GazetaExpress