Serie A ka publikuar një video ku shfaqet momenti i veçantë pas golit të shënuar nga mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, në fitoren 2-0 të Como 1907 ndaj Juventus.
Në pamje duket qartë përqafimi i ngrohtë mes Vojvodës dhe trajnerit të tij, Cesc Fàbregas, një moment që pasqyron gëzimin për golin vendimtar dhe paraqitjen e shkëlqyer të mbrojtësit kosovar.
Vojvoda u shpall Lojtari i Ndeshjes, duke shfaqur një formë solide dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë tri pikë të rëndësishme në Serie A.
Ky moment është një dëshmi e lidhjes së fortë mes futbollistit dhe trajnerit, si dhe ndikimit të madh që Vojvoda ka pasur në këtë fitore historike të Comos. /GazetaExpress