Rritje e ndjeshme e sponsorizimeve në sportin kosovar në 2025 - Gazeta Express
string(61) "rritje-e-ndjeshme-e-sponsorizimeve-ne-sportin-kosovar-ne-2025"

Sport

Gazeta Express

20/02/2026 12:44

Rritje e ndjeshme e sponsorizimeve në sportin kosovar në 2025

Sport

Gazeta Express

20/02/2026 12:44

Raporti vjetor i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) tregon se vlera totale e sponsorizimeve në sport në Kosovë gjatë vitit 2025 ka arritur 24.46 milionë euro, duke konfirmuar një rritje të ndjeshme dhe një rol gjithnjë e më të madh të sektorit privat në zhvillimin e sportit.

Nga kjo shumë, 21.3 milionë euro kanë përfunduar te klubet sportive, ndërsa 2.73 milionë euro te federatat. Në krye të përfituesve institucionalë renditet Federata e Futbollit e Kosovës me 1,313,000 euro, e ndjekur nga KB Ylli, KB Trepça dhe KB Sigal Prishtina, ndërsa klubet si FC Prishtina, KF Ballkani dhe SC Gjilani përfituan mbi 860 mijë euro secili.

Sipas sporteve, futbolli dominoi me mbi 9.14 milionë euro, ndjekur nga basketbolli me 6.62 milionë, volejbolli me 1.40 milionë dhe hendbolli me rreth 947 mijë euro.

Lista e sponsorëve kryesohet nga Frutex (727,000 euro), IPKO (690,999 euro) dhe Viva Fresh (635,000 euro), ndërsa edhe banka dhe kompani të tjera vendore kanë dhënë kontribute të konsiderueshme.

Ky nivel i lartë investimi tregon se sponsorizimi po bëhet një faktor kyç për profesionalizimin dhe zhvillimin afatgjatë të sportit kosovar, duke theksuar nevojën për një kornizë ligjore dhe institucionale më transparente dhe efikase. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement