Michael Carrick po shkëlqen si trajner i përkohshëm i Manchester United, duke fituar 4 nga 5 ndeshjet e para dhe duke rikthyer stilin agresiv që ka entuziazmuar tifozët. Aktualisht, United janë në vend të katërt në Premier League dhe duket se janë në rrugën e sigurt për Champions League.
Carrick ka lënë të kuptohet se do të dëshironte të qëndrojë përtej këtij sezoni:
“Është roli më i madh për mua. Po e shijoj çdo ditë, më pëlqen shumë të jem këtu dhe do të jap gjithçka nga vetja,” tha legjenda e klubit.
Trajneri ka rikthyer besimin te lojtarët, veçanërisht te Kobbie Mainoo, i cili po shkëlqen pas një periudhe pasigurie.
United do të luajnë ndeshjen e ardhshme të hënën kundër Everton në Hill Dickinson Stadium /GazetaExpress