Ramadani: Drita nuk dorëzohet, besojmë në kualifikim - Gazeta Express
string(52) "ramadani-drita-nuk-dorezohet-besojme-ne-kualifikim-1"

Sport

Gazeta Express

19/02/2026 23:37

Ramadani: Drita nuk dorëzohet, besojmë në kualifikim

Sport

Gazeta Express

19/02/2026 23:37

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka theksuar se ekipi i tij nuk dorëzohet, edhe pas humbjes 3-2 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës në Prishtinë.

Ramadani u shpreh pas takimit:

“Mos të harrojmë që Drita është kampione aktuale dhe kampionia nuk dorëzohet asnjëherë. Karakteri i lojtarëve është shumë i fortë. Në pjesën e dytë shfaqëm guxim dhe arritëm të barazonim rezultatin, gjë që tregon se besojmë deri në fund.”

Trajneri shtoi se bashkë me ndihmësit e tij diskutuan strategjinë për pjesën e dytë të ndeshjes dhe kërkoi nga lojtarët të jenë më të guximshëm dhe të marrin rreziqe për të kërkuar rezultatin në ndeshjen e kthimit.

“Derisa besuam nga 0-2 dhe loja përfundoi 2-3, kjo tregon se kemi besim. Në disa gjysmë raste ishim agresivë dhe shpresojmë që fatin ta kemi në ndeshjen kthyese. Besoj se ekipi do të jetë edhe më i rrezikshëm,” deklaroi Ramadani.

Trajneri theksoi se Drita do të luftojë deri në fund për të arritur kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Konferencës. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement