Carlo Ancelotti konfirmon: Rinovim katërvjeçar me Brazilin - Gazeta Express
string(57) "carlo-ancelotti-konfirmon-rinovim-katervjecar-me-brazilin"

Sport

Gazeta Express

19/02/2026 20:49

Carlo Ancelotti konfirmon: Rinovim katërvjeçar me Brazilin

Sport

Gazeta Express

19/02/2026 20:49

Trajneri i njohur italian, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar për Movistar se së shpejti do të nënshkruajë një kontratë të re katërvjeçare me kombëtaren e Brazilit.

Ancelotti tha se ndihet i impresionuar nga sfida e re dhe është i gatshëm për një periudhë të gjatë në stolin e përfaqësueses braziliane.

Ky rinovim do të mbulojë përgatitjet për Kupën e Botës 2026 dhe Kupën e Botës 2030, duke i dhënë Brazilit stabilitet në drejtimin teknik në dy ciklet e ardhshme madhore. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement