Luhet në tri ditë, zbulohet orari i xhiros së 21-të të Superligës - Gazeta Express
string(64) "luhet-ne-tri-dite-zbulohet-orari-i-xhiros-se-21-te-te-superliges"

Futboll

Gazeta Express

19/02/2026 13:39

Luhet në tri ditë, zbulohet orari i xhiros së 21-të të Superligës

Futboll

Gazeta Express

19/02/2026 13:39

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar orarin e ndeshjeve të xhiros së 21-të të Superligës së futbollit.

Një ndeshje do të luhet të shtunën, tri të tjera të dielën dhe një të hënën.

Pra, do të kemi tri ditë futboll dhe na presin përballje mjaft interesante, shkruan “Gazeta Express”.

Ballafaqim i fortë dhe mjaft i rëndësishëm do të jetë ai mes Gjilanit dhe Prishtinës, që do të luhet të dielën.

Ekipi i Debatik Currit vjen nga një seri prej dy ndeshjesh pa fitore dhe do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi.

Nga ana tjetër, Bardhekaltrit nuk kanë vend për gabime nëse duan ta ruajnë kreun, të cilin e ndajnë me Ballkanin, i cili nga ana e tij do ta vizitojë Ferizajn, në kërkim të pikëve të radhës.

Sfidë interesante do të jetë edhe ajo mes Llapit dhe Dritës.

Llapjanët do ta kërkojnë këndelljen pas humbjes së thellë nga Prishtina.

Por, trupa e Tahir Batatinës e ka përballë një ekip të fuqishëm, i cili po ashtu do t’i kërkojë tri pikë, ndonëse mund ta ndiejë sadopak lodhjen nga përballja e sontme në Ligën e Konferencës.

Më poshtë mund t’i shihni çiftet e xhiros së 21-të të Superligës së futbollit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement