Sportistët rusë dhe bjellorusë do të kthehen të garojnë me të drejta të plota duke nisur nga Lojërat Dimërore Paralimpike, që do zhvillohen Milano dhe Cortina nga data 6 deri më 15 mars.
Kjo do të thotë se është hequr pezullimi i vendosur për dy shtetet në vitin 2022 menjëherë pas agresionit në Ukrainë.
Që atëherë, atletët rusë dhe ata bjellorusë kishin garuar në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike nën flamurin neutral të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pa simbole dhe himnin kombëtar.
Kjo do të ndryshojë, duke nisur nga kompeticioni që do të pasojë Olimpiadën Dimërore. Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik sqaroi se do të ketë kufizime sa i përket numrit të atletëve që do të përfaqësojnë Rusinë dhe Bjellorusinë.
Kështu janë 6 vende për atletët rusë dhe 4 për ata bjellorusë, që do të prezantohen për herë të parë që nga viti 2022 me simbolet kombëtare.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe ky vendim është shoqëruar me shumë shumë polemika, ndërsa reagimet me të forta kanë ardhur nga Kievi, shkruan abcnews.
Ukraina nuk pajtohet me heqjet e pezullimit për Rusinë dhe Bjellorusinë.
Zemërimi i Komitetit Olimpik Ukrainas është amplifikuar pas pezullimit të atletit Vladyslav Heraskevych në Lojërat Olimpike Dimërore për shkak të helmetës së tij në nder të kolegëve të tij që kanë humbur jetën gjatë agresionit rus.