“Je një racist k...”, Mbape filmohet duke sharë argjentinasin që fyeu Viniciusin - Gazeta Express
string(74) "je-nje-racist-k-mbape-filmohet-duke-share-argjentinasin-qe-fyeu-viniciusin"

Sport

Gazeta Express

18/02/2026 7:42

“Je një racist k…”, Mbape filmohet duke sharë argjentinasin që fyeu Viniciusin

Sport

Gazeta Express

18/02/2026 7:42

Ndeshja mes Benfikës dhe Real Madrid në Ligën e Kampioneve do të kujtohet për skandalin e racizmit që shpërtheu në fushën e lojës pas golit të Vinicius.

Argjentinasi Prestiani, pas goli të shënuar nga braziliani, mbuloi gojë me fanellë dhe i tha diçka Viniciusit, i cili sinjalizoi gjyqtarin se e kishte sharë “majmun”. Si rrjedhojë, ndeshja u ndërpre për disa minuta, sipas protokollit të UEFA-s, që pritet të hapë një hetim rreth kësaj ngjarje.

Por gjërat nuk mbaruan këtu, pasi fyerjet vazhduan nga tribunat dhe përveç Vinicius, edhe lojatarët e tjerë ishin të inatosur. Në një moment, Mbape iu afrua Presitanit dhe nuk u kursye ndaj tij. “Je një racist ku*vë”, shihet teksa thotë sulmuesi i Realit ndaj futbollistit, i cili me siguri nuk do t’ia hedhë lehtë pas kësaj ngjarje që po bën xhiron e botës.

SHIH VIDEON

Advertisement
Advertisement
Advertisement