Distria Krasniqi mes yjeve të sportit botëror, e teta më e mira në Ballkan - Gazeta Express
string(73) "distria-krasniqi-mes-yjeve-te-sportit-boteror-e-teta-me-e-mira-ne-ballkan"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/02/2026 18:11

Distria Krasniqi mes yjeve të sportit botëror, e teta më e mira në Ballkan

Sporte tjera

Gazeta Express

16/02/2026 18:11

Xhudistja Distria Krasniqi e ka arritur një sukses të madh gjatë ditës së hënë.

Ajo është renditur si e teta më e mira, në mesin e yjeve të sportit botëror.

Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA) e ka bërë renditjen e sportistëve më të mirë të vitit 2025, me dhjetëshen e parë të publikuar më herët, teksa më të mirët i ka shpallur sonte.

Notari nga Rumania, David Popovici është shpallur sportisti më i mirë i vitit në Ballkan për vitin 2025.

Popovici gjatë vitit të kaluar ishte kampion i botës në stil të lirë në 100 e 200 metra, derisa ai mori 70 pikë në përzgjedhje.

Nikola Jokic i Serbisë, që ka një karrierë të suksesshme në NBA, u vlerësua sportisti i dytë më i mirë i Ballkanit.

Në pozitën e tretë ishte Karlos Nasar, peshëngritës i suksesshëm i Bullgarisë.

Pas tyre janë Giannis Antetokounmpo, basketbollisti yll i NBA-së që përfaqëson Greqinë, skitarja kroate, Zrinka Lutiq, atleti grek Emmanouil Karalis, ylli turk i NBA-së, Alperen Sengun, Distria Krasniqi, volejbollisti bullgar, Aleksandar Nikolov dhe Stefanos Ntouskos, varkëtar nga Greqia.

Për më të mirët e Ballkanit kanë votur agjenci të lajmeve nga Bullgaria, Greqia, Rumania, Turqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Qipro, Kosova, Shqipëria dhe Serbia. Nga Kosova votoi agjencia e lajmeve “KosovaPress”.

Distria Krasniqi është më e ranguara në botë prej të gjithë xhudistëve dhe xhudisteve.  Tashmë llogaritet edhe prej xhudisteve më të mira në histori.

Në Kosovë ka disa vjet që shpallet më e mira, teksa ishte bindshëm më e mira edhe gjatë vitit të kaluar.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë së fundmi, në “Grand Slamin” e Parisit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement