Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së fundit të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Malishevës, e cila po luhet në Suharekë.
Udhëtuesit po avancojnë me rezultat 2:1 pas 45 minutash lojë, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, therandasit kaluan të parët në epërsi me Bleart Tolajn, i cili e mori një asistim perfekt nga Almir Kryeziu.
Mirëpo, udhëtuesit u rikthyen furishëm për të përmbysur gjithçka.
Ata fillimisht i barazuan shifrat me Samuel Opeh, në një rast diskutabil, ku u shikua rasti edhe me VAR.
Ndërkaq, golin e dytë të Malishevës e shënoi Assane Diatta në minutën e 37-të.
Pjesa e dytë pritet të jetë mjaft interesante.
Nëse mposhtet në shtëpi, Ballkani do të mbetej në krye të tabelës, por me pikë të njëjta me Prishtinën dhe një pikë përpara Dritës. /Gazeta Express