Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi e ka prezantuar sonte para tifozëve çmimin e tij të fituar të muajit të kaluar.
Ylli dardan u shpall lojtari më i mirë i muajit janar në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.
Ai sonte e pranoi çmimin nga La Liga dhe e prezantoi atë para tifozëve të Mallorcas në “San Moix”.
Vedat Muriqi pati formë të shkëlqyer gjatë muajit janar, kur shënoi pesë gola në katër ndeshje.
“Pirati” shënoi ndaj Gironas më 4 janar, teksa një javë më vonë shënoi ndaj Rayo Vallecanos.
Performancën më impresive e pati ndaj Athletic Club me 17 janar.
E vetmja ndeshje ku ai nuk shënoi, ishte ajo e 25 janarit ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano”.
Në përgjithësi këtë sezon, Muriqi ka 15 gola të shënuar në La Liga, me një asistim po ashtu.
Momentalisht, Muriqi dhe Mallorca po luajnë ndaj Real Betisit, me ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga./GazetaExpress/