Fede Valverde flet për vështirësitë e të qenurit kapiten i Realit - Gazeta Express
string(65) "fede-valverde-flet-per-veshtiresite-e-te-qenurit-kapiten-i-realit"

Futboll

Gazeta Express

15/02/2026 19:05

Fede Valverde flet për vështirësitë e të qenurit kapiten i Realit

Futboll

Gazeta Express

15/02/2026 19:05

Real Madridi vazhdoi formën e shkëlqyer në La Liga me një fitore bindëse 4-1 ndaj Real Sociedadit në “Bernabeu”.

Një nga golashënuesit ishte Federico Valverde, i cili po vazhdon formën e mirë pas rikthimit në mesfushë.

Pas ndeshjes, Valverde foli për mediat dhe shprehu kënaqësinë për momentin pozitiv në kampionat, pas rezultateve të vështira në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.

“Energjia dhe rezultatet e mira po vijnë, ekipi ndihet mirë. Kemi pasur javë shumë të vështira dhe mendoj se kjo na ndihmoi të rritemi si lojtarë dhe si njerëz. Kritikat ishin të merituara dhe na bënë të ndryshojmë e të piqemi, sepse gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti nuk kemi fituar asgjë. Tani është koha të qetësohemi, të rritemi çdo ditë dhe të pranojmë se gjërat duhej të ndryshonin”, ka thënë ai.

Mesfushori theksoi se nuk ka probleme në dhomën e zhveshjes dhe se skuadra është e bashkuar nën drejtimin e trajnerit të ri Alvaro Arbeloa.

“Dhomat e zhveshjes kanë qenë gjithmonë të bashkuara. Kur fiton, gjithçka bëhet më e lehtë në stërvitje. Jemi 25 lojtarë dhe të gjithë duam të luajmë, por kur gjërat shkojnë mirë dhe lojtarët japin kontributin e tyre, kjo ndihmon ekipin të luajë më mire”, shtoi uruguajani.

Valverde, i emëruar zëvendëskapiten verën e kaluar pas largimit të Luka Modric, ka mbajtur shpesh shiritin e kapitenit këtë sezon dhe foli për përgjegjësinë e rolit.

“Ishte viti im i parë si kapiten kryesor dhe ishte i vështirë. Ndihem përgjegjës kur gjërat nuk shkojnë mirë. Gjithmonë jam i pari që fajësoj veten. Mundohem të analizoj ndeshjet dhe të ndryshojmë qasjen si ekip. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ndihem përgjegjës për gjithçka që ndodh, sepse kemi kaluar momente shumë të vështira dhe kritikat ishin të merituara”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement