Emocionet në elitën e basketbollit kosovar vazhdojnë edhe sot, ku në kuadër të javës së 20-të në ProCredit Superliga do të zhvillohen dy përballje mjaft interesante.
Vëmendja kryesore është në Prizren, aty ku KB Bashkimi përballet me KB Peja në palestrën “Sezai Surroi”, në një duel që pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë nga ora 17:00.
Ndërkohë, në Mitrovicë, KB Trepça do të jetë nikoqire e KB Rahoveci, në një sfidë që nis në ora 19:30. /GazetaExpress