Pas humbjes 3-2 të Juventusit ndaj Interit në derbin e Serie A, kanë dalë pamje të diskutueshme nga tuneli ku shihet trajneri Luciano Spalletti, CEO i Juventusit Damien Comolli dhe legjenda Giorgio Chiellini duke kritikuar gjyqtarin me gjeste të hapura.
Momente të tilla vijnë pas një ndeshjeje të tensionuar, ku një nga episodet më diskutueshme ishte përjashtimi i Pierre Kalulu me karton të kuq në pjesën e parë, gjë që ndikoi dukshëm në zhvillimin e lojës dhe rezultatin përfundimtar.
Këto pamje ngrenë debate të reja për drejtësinë e vendimeve të arbitrave dhe tensionin në derbin e javës së 25-të të Serie A. /GazetaExpress
#SPALLETTI INDEMONIATO 🔥
🇮🇹 #InterJuve pic.twitter.com/cTHt4svWvv— Around Juventus (@AroundJuventus) February 14, 2026
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...