Xherdan Shaqiri ka rikthyer formën e tij të lartë te Baseli, duke treguar dominim të vërtetë në fushën e lojës.
Sipas të dhënave të publikuara nga SofaScore, mes futbollistëve të ligave kryesore evropiane në dy sezonet e fundit, Shaqiri renditet i treti për involvime në gola, pas Harry Kane (63) dhe Kylian Mbappé (61), me 59 gol-e dhe asistime.
Në total, Shaqiri ka luajtur 66 ndeshje gjatë kësaj periudhe, duke shënuar 32 gola dhe dhënë 33 asistime, një bilanc impresionues që e vendos atë ndër mesfushorët më produktivë në Europë.
Rikthimi i tij te Baseli nuk është vetëm një festë për tifozët zviceranë, por edhe një sinjal se Shaqiri vazhdon të jetë një lojtar vendimtar dhe një emër i rëndësishëm në skenën evropiane. /GazetaExpress