Manchester City ka siguruar biletën për në fazën tjetër të FA Cup, pasi mposhti në shtëpi Salford City me rezultat 2-0.
“Qytetarët” e nisën furishëm takimin dhe kaluan në epërsi që në minutën e 6-të, kur Dorrington devijoi topin në portën e tij gjatë një përpjekjeje për ta larguar rrezikun.
Mysafirët rezistuan deri në minutën e 81-të, por më pas Marc Guéhi vulosi triumfin me një goditje të saktë me kokë.
Me këtë fitore, City vazhdon rrugëtimin në kupë, ndërsa kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas shortit. /GazetaExpress