Incident i rëndë në Ligën e Parë, tensione në sfidën KEKu – Dinamo Ferizaj - Gazeta Express
string(71) "incident-i-rende-ne-ligen-e-pare-tensione-ne-sfiden-keku-dinamo-ferizaj"

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 17:46

Incident i rëndë në Ligën e Parë, tensione në sfidën KEKu – Dinamo Ferizaj

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 17:46

Një ngjarje e pakëndshme është regjistruar në ndeshjen e Ligës së Parë mes KEK-ut dhe Dinamo Ferizaj, ku takimi u shoqërua me tensione të forta.

Pas një përplasjeje mes futbollistëve në fushë, situata eskaloi dhe doli jashtë kontrollit, ndërsa në konflikt u përfshinë edhe tifozë, duke e përkeqësuar edhe më tej gjendjen në stadium.

Ky incident ka hedhur hije mbi zhvillimin e ndeshjes, ndërsa pritet që organet disiplinore përkatëse të shqyrtojnë rastin dhe të ndërmarrin masa ndaj personave të përfshirë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement