Fisnik Asllani i ka dhënë fund “thatësirës” së golave, duke u rikthyer në listën e realizatorëve në përballjen e radhës në kampionat.
Sulmuesi kosovar shënoi golin që zhbllokoi rezultatin ndaj SC Freiburg, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në një moment kyç të takimit.
Vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, një asistim perfekt nga Vladimír Coufal gjeti Asllanin në zonë, i cili nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë me një finalizim të saktë.
Ky gol pritet t’i japë më shumë besim 21-vjeçarit për vazhdimin e sezonit. /GazetaExpress