Hadergjonaj vazhdon me formë të lartë, realizon sërish në Superligën turke - Gazeta Express
string(73) "hadergjonaj-vazhdon-me-forme-te-larte-realizon-serish-ne-superligen-turke"

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 16:59

Hadergjonaj vazhdon me formë të lartë, realizon sërish në Superligën turke

Sport

Gazeta Express

14/02/2026 16:59

Florent Hadergjonaj ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në elitën e futbollit turk, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon këtë sezon.

Mbrojtësi kosovar realizoi golin e dytë për Alanyaspor në përballjen ndaj Konyaspor, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë në minutën e 80-të të takimit.

Me këtë realizim, Hadergjonaj e çon në tre numrin e golave sezonalë, duke dëshmuar se përveç kontributit në mbrojtje, është edhe një armë e rëndësishme në fazën sulmuese për skuadrën e tij. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement