Drita ka marrë një fitore të vështirë, por të madhe në rrugëtimin për titull.
Bardhekaltërit nga Gjilani fituan ndaj Drenicës, me një epërsi minimale prej 1-0.
Ishte Besnik Krasniqi që ia dha fitoren skuadrës së tij, me një gol të shënuar vonë në ndeshje.
Pas pjesës së parë jo të mirë nga Drita, në të dytën gjilanasit u vunë në gjah për të marrë fitoren e kërkuar.
E, golin e fitores, Drita e shënoi tek në minutën e 92-të, me anë të kapitenit Besnik Krasniqi.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Balllkani që është i pari, por që ka edhe një ndeshje më pak.
Prishtina është e treta me 33 pikë, po ashtu me një ndeshje më pak.
Ndërkohë, Drenica është e teta me 21 pikë./GazetaExpress/