Gennaro Gattuso dhe stafi i tij kanë zhvilluar takime me një listë të gjatë lojtarësh para “play-offit” të Kupës së Botës.
Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, rreth 50 futbollistë janë aktualisht në radar të Kombëtares së Italisë.
Italia ende nuk e ka siguruar kualifikimin për Kupën e Botës 2026 dhe duhet të kalojë në play-off për të shmangur mungesën në turne për herën e tretë radhazi.
“Azzurrët” do të përballen me kombëtaren e Irlandës së Veriut në Bergamo më 26 mars në gjysmëfinalen e “play-offit”.
Nëse fitojnë, do të luajnë finalen me një ndeshje të vetme jashtë fushe kundër fituesit mes Uellsit dhe Bosnje-Hercegovinës për një biletë në Botëror.
Për shkak të kalendarit të ngjeshur të klubeve, Gattuso nuk ka arritur të mbledhë skuadrën në një grumbullim, ndaj ka organizuar takime dhe darka me grupe lojtarësh për ta mbajtur ekipin të bashkuar.
Lista e lojtarëve me të cilët thuhet se ka folur:
Portierë: Gianluigi Donnarumma, Guglielmo Vicario, Marco Carnesecchi, Elia Caprile, Alex Meret.
Mbrojtës: Alessandro Bastoni, Riccardo Calafiori, Gianluca Mancini, Giovanni Di Lorenzo, Alessandro Buongiorno, Matteo Gabbia, Giorgio Scalvini, Federico Gatti, Diego Coppola, Giovanni Leoni, Honest Ahanor.
Wing-back: Andrea Cambiaso, Marco Palestra, Federico Dimarco, Destiny Udogie, Leonardo Spinazzola.
Mesfushorë: Nicolò Barella, Sandro Tonali, Manuel Locatelli, Davide Frattesi, Marco Verratti, Nicolò Rovella, Samuele Ricci, Niccolò Pisilli, Fabio Miretti, Lorenzo Pellegrini, Giovanni Fabbian, Nicolò Fagioli, Cesare Casadei.
Trequartista/Krahë: Matteo Politano, Mattia Zaccagni, Antonio Vergara, Federico Chiesa, Daniel Maldini, Nicolò Cambiaghi, Riccardo Orsolini, Nicolò Zaniolo.
Sulmues: Moise Kean, Mateo Retegui, Pio Esposito, Gianluca Scamacca, Giacomo Raspadori, Wilfried Gnonto.
Kjo listë e zgjeruar tregon se Italia po vlerëson një numër të madh opsionesh për ndeshjet vendimtare të marsit./GazetaExpress/