Spalletti publikon listën e Juventusit për ndeshjen ndaj Interit: Mungon Thurami, ftohet Zhegrova - Gazeta Express
string(95) "spalletti-publikon-listen-e-juventusit-per-ndeshjen-ndaj-interit-mungon-thurami-ftohet-zhegrova"

Futboll

Gazeta Express

14/02/2026 12:40

Spalletti publikon listën e Juventusit për ndeshjen ndaj Interit: Mungon Thurami, ftohet Zhegrova

Futboll

Gazeta Express

14/02/2026 12:40

Khephren Thuram është lënë jashtë nga lista e Juventusit për ndeshjen e Serie A kundër Interit këtë mbrëmje për shkak të një lëndimi.

Mesfushori francez Thuram nuk do të jetë i disponueshëm për përballjen e Serie A në “San Siro”.

Mediat italiane raportuan të premten se francezi rrezikonte të humbiste ndeshjen për shkak të një mavijosjeje të kockës.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, publikoi listën e skuadrës të shtunën në mëngjes, para udhëtimit për në Milano, duke konfirmuar se mesfushori francez nuk është i disponueshëm për zgjedhje.

Sulmuesit e Juventusit, Dusan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik, gjithashtu nuk janë pjesë e skuadrës së “Zonjës së Vjetër”, siç pritej.

Thuram ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asistime në 31 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Ai shënoi një gol në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Torino në shtator, të cilën Bianconerët e fituan 4-3.

E, pjesë e listës së lojtarëve të ftuar për sonte është edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Megjithatë, sipas mediumeve italiane, Zhegrova pritet të jetë pjesë e bankës rezervë dhe jo 11-shes startuese.

Të martën e ardhshme, Juventus do të vizitojë Galatasarayin në ndeshjen e parë të fazës së “play-offit” të Ligës së Kampionëve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement