Inter – Juventus, formacionet e mundshme: A ka vend për Edon Zhegrovën? - Gazeta Express
string(66) "inter-juventus-formacionet-e-mundshme-a-ka-vend-per-edon-zhegroven"

Futboll

Gazeta Express

14/02/2026 11:05

Inter – Juventus, formacionet e mundshme: A ka vend për Edon Zhegrovën?

Futboll

Gazeta Express

14/02/2026 11:05

Nicolò Barella dhe Hakan Calhanoglu rikthehen në formacionin titullar tek Inter për “Derbin e Italisë” kundër Juventusit të udhëhequr nga Kenan Yildiz dhe Weston McKennie.

Ndeshja nis sonte në orën 20:45 në “Stadio Meazza”, Milano.

Vetëm Denzel Dumfries mbetet jashtë për zikaltërit, ndërsa Juventus do të përballet pa Dusan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik.

Khephren Thuram pritet gjithashtu të mungojë, por konfirmimi zyrtar do të vijë më vonë këtë mëngjes kur Luciano Spalletti publikojë listën e skuadrës për udhëtimin në Milano.

Sipas “Sky Sport”, Francisco Conceiçao do të nisë nga stoli për Juventusin, ndërsa “Gazzetta” parashikon se portugezi do të marrë besimin, me Fabio Miretti që do të startojë në mesfushë qendrore.

Ylli dardan, Edon Zhegrova si duket do të mbetet prapë në bankën rezervë.

Zhegrova nuk ka luajtur nga fillimi që nga tetori i vitit të kaluar, kur u paraqit në 11-shen startuese për ndeshjen ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, yjet e Interit, Barella dhe Calhanoglu, u rikthyen në stërvitje të hënën dhe pritet të fillojnë në mesfushë sonte, duke u bashkuar me Piotr Zielinski.

Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez do të udhëheqin sulmin e Interit, ndërsa Bianconerët do të mbështeten te Kenan Yildiz dhe Jonathan David.

Formacionet e pritura:

Inter (3-5-2): Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Calhanoglu, Zielinski, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.

Juventus (4-2-3-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Locatelli, Koopmeiners; McKennie, Miretti, Yildiz; David./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement