Rashfordi po ‘monitorohet’ nga klubi i Premierligës, mes paqartësive te Barça - Gazeta Express
string(74) "rashfordi-po-monitorohet-nga-klubi-i-premierliges-mes-paqartesive-te-barca"

Futboll

Gazeta Express

13/02/2026 18:04

Rashfordi po ‘monitorohet’ nga klubi i Premierligës, mes paqartësive te Barça

Futboll

Gazeta Express

13/02/2026 18:04

Marcus Rashford thuhet se ka tërhequr interesin e një klubi të Premierligës, teksa shfaqen dyshime për të ardhmen e tij te Barcelona.

Gjatë merkatos së verës, Rashford u largua nga Manchester United dhe iu bashkua gjigantëve të La Liga-s, Barcelonës, me huazim, pasi ra në renditjen e Ruben Amorim.

Sulmuesi 28-vjeçar që nga atëherë ka treguar paraqitje mbresëlënëse për klubin katalanas.

Derisa në sezonin 25/26, Rashford ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 13 asistime në 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ka pasur raportime se Barcelona mund të përpiqet ta blejë përfundimisht në merkato verore.

Megjithatë, tani po raportohen dyshime për një transferim të përhershëm të Rashford te Barcelona.

Sipas “The i Paper”, zgjedhjet presidenciale që vijnë mund të jenë kyçe për të ardhmen e tij.

Joan Laporta, i cili u detyrua të japë dorëheqjen për t’u rizgjedhur, është favoriti aktual dhe thuhet se është një tifoz i madh i Rashford, së bashku me drejtorin sportiv Deco.

Megjithatë, ka kërcënimin e një rival tjetër, Victor Font, i cili thuhet se do të dëshironte të zëvendësonte Deco nëse fiton zgjedhjet.

Si rezultat, me Laporta dhe Deco që ende nuk janë të garantuar në klub, e ardhmja e Rashford mbetet e pasigurt.

Besohet se Rashford dëshiron të qëndrojë te Barcelona pas huazimit aktual, duke shijuar eksperiencën e tij të parë jashtë Anglisë.

Nga ana tjetër, një rrugë rikthimi në Premierligë mund të jetë gjithashtu opsion për të.

Thuhet se Aston Villa mbetet e interesuar për nënshkrimin e Rashford dhe po “monitoron situatën”.

Gjatë sezonit 24/25, Rashford ishte huazuar te Villa dhe impresionoi nën drejtimin e Unai Emery.

Në 17 paraqitje në të gjitha kompeticionet, ai shënoi katër gola dhe dha gjashtë asistime. Megjithatë, Villa thuhej se u tërhoq nga oferta prej rreth 40 milion paundësh të United kur kërkuan ta bënin huazimin përfundimtar./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement