Pep flet hapur: Fajësimi i emigrantëve është problem i madh - Gazeta Express
string(58) "pep-flet-hapur-fajesimi-i-emigranteve-eshte-problem-i-madh"

Sport

Gazeta Express

13/02/2026 15:37

Pep flet hapur: Fajësimi i emigrantëve është problem i madh

Sport

Gazeta Express

13/02/2026 15:37

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të bashkëpronarit të Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, lidhur me emigracionin në Mbretërinë e Bashkuar.

Ratcliffe kishte deklaruar se Britania ishte “kolonizuar” nga emigrantët, duke pretenduar se ata po shfrytëzonin burimet shtetërore – deklarata që ngjallën reagime të forta publike dhe politike. Edhe pse miliarderi kërkoi falje për formulimin e përdorur, polemikat vazhduan.

Guardiola, i pyetur për këtë çështje, u distancua qartë nga këto qëndrime.

“Kam respekt të madh për Sir Jim dhe pata fatin ta takoj. Ai bëri një deklaratë dhe më pas kërkoi falje. Por në mbarë botën, problemi është se ne i trajtojmë emigrantët si fajtorë për problemet që ekzistojnë në vendet tona – dhe ky është një problem shumë, shumë i madh,” tha Guardiola.

Tekniku katalanas theksoi se askush nuk zgjedh vendin ku lind dhe se njerëzit kërkojnë thjesht një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

“Fakti që unë jam katalanas dhe ju jeni britanikë – çfarë ndikimi patëm ne në vendin ku lindëm? Të gjithë duan një të ardhme më të mirë. Ngjyra e lëkurës apo vendi i lindjes nuk duhet të bëjnë diferencë,” shtoi ai.

Deklaratat e Guardiolës vijnë në një moment kur futbolli anglez po përballet jo vetëm me sfida sportive, por edhe me debate të forta shoqërore jashtë fushës së blertë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement