Mbrojtësi francez, Dayot Upamecano, do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich.
Pas zërave të shumtë rreth të ardhmes së tij, 25-vjeçari ka vendosur të rinovojë kontratën me kampionët e Gjermanisë, duke i dhënë fund spekulimeve të javëve të fundit. Marrëveshja e re do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në qershor të vitit 2030.
Që prej transferimit të tij në Mynih, Upamecano është shndërruar në një nga shtyllat e mbrojtjes bavareze. Ai ka regjistruar 180 paraqitje me fanellën e Bayernit, duke fituar tre tituj të Bundesliga si dhe tri herë DFL-Supercup.
Rinovimi i kontratës konfirmon besimin e klubit tek qendërmbrojtësi francez, i cili pritet të mbetet një nga figurat kyçe të skuadrës edhe në vitet e ardhshme. /GazetaExpress