Tully: ZPS s’ka vërtetuar që veprimet ose joveprimet e Selimit si ministër i Rendit Publik kanë ndikuar në kryerjen e krimeve - Gazeta Express
string(123) "tully-zps-ska-vertetuar-qe-veprimet-ose-joveprimet-e-selimit-si-minister-i-rendit-publik-kane-ndikuar-ne-kryerjen-e-krimeve"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 10:25

Tully: ZPS s’ka vërtetuar që veprimet ose joveprimet e Selimit si ministër i Rendit Publik kanë ndikuar në kryerjen e krimeve

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 10:25

Eric Tully, avokat i Rexhep Selimit ka thënë se Prokuroria nuk e ka vërtetuar se veprimet ose mosveprimet e klientit të tij si ministër i Rendit Publik kanë ndikuar në kryerjen e krimeve në aktakuzë.

Po ashtu, Tully tha se nuk është vërtetuar nëse Selimi është përgjegjës për veprimet e personave të tjerë për kryerjen e krimeve në aktakuzë.

“ZPS-ja nuk ka dhënë prova për të vërtetuar që veprimet ose mosveprimet e z.Selimi si ministër i Rendit Publik kanë luajtur ndonjë rol në kryerjen e krimeve në aktakuzë apo që ai është përgjegjës për veprimet e personave të tjerë lidhur me kryerjen e krimeve në aktakuzë”, tha Tully.

Tully tha se në dosjen përfundimtare Prokuroria si duket nuk është e vendosur sa i takon përshkrimit të autoritetit të Selimit.

Avokati tha se në paragrafin 503 të dosjes përfundimtare të Prokurorisë, thuhet se Selimi kishte kontroll operativ mbi Policinë. Ndërkohë që në paragrafin 532, Tully thotë se Prokuroria potencon se pretendon se ai kishte autoritet operacionale mbi policinë dhe që ai ishte i pozicionuar për të udhëzuar pozicionet e tyre.

“Pavarësisht termave që përdorë… ajo nuk ka dhënë asnjë provë për mbështetjen asnjë prej qëndrimeve të saj”, tha Tully./BetimipërDrejtësi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement